Një pikë këmbimi valutor është grabitur pak çaste më parë në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Policia thotë se autori, ende i paidentifikuar, ka qenë i veshur me bluzë të kuqe dhe i maskuar, ndërsa dyshohet se grabitja është kryer nën kërcënimin e një pistolete lodër.
Nuk bëhet e ditur shuma e parave që autori ka arritur të marrë. Sakaq, Policia e Tiranës ka vendosur një shumë prej 5000 euro shpërbim për informacione që çojnë në identifikimin e autorit.
“Më datë 22.02.2024, rreth orës 20:10, në Kombinat, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me bluze të kuqe dhe i maskuar, dyshohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër, ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor, dhe më pas është larguar”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.