Mori 25 mijë euro për të korruptuar gjyqtarin, GJKKO lë në “arrest shtëpie” avokatin Petraq Semani

22 February 2024, 15:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mori 25 mijë euro për të korruptuar gjyqtarin, GJKKO lë
SPAK

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për avokatin Petraq Semani i cili akuzohet se mori 25 mijë euro ryshfet për të ndikuar tek gjyqtarët që të lehtësonin dënimin e një prej të arrestuarve për plagosje të rëndë.

Urdhër arresti ndaj Semanit u ekzekutua 2 ditë më parë (20 shkurt). Në vendimin e sotëm të GJKKO gjithashtu është pranuar kërkesa e SPAK për marrjen në pyetje të avokatit.

"Vazhdimin e zbatimit ndaj personit nën hetim Petraq Semani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 2 i Kodit Penal (para ndryshimeve me ligjin nr.43/2021), të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr. Penale, e caktuar me vendimin Nr. 15, datë 18.02.2024 të Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, njofton GJKKO.


Video