Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

"E vrava se donte të më fejonte me zor. Nuk kisha rrugëdalje tjetër dhe mora pistoletën e qëllova mbi të. Gjithçka e bëra vetë”, mësohet të ketë thënë vajza në polici.
Pas dëshmisë 19-vjeçarja Hygerta Meta u rikthye në vendin ku vrau të atin në Shënvlash të Durrësit.
19 vjeçarja Hygerta Meta e cila ka pranuar se ka vrarë të atin Pëllumb Meta është dërguar pranë banesës së saj me policë duket për të treguar se ku e ka hedhur armën e krimit.
Ajo ka thënë se e ka vrarë të atin me armën pistoletë që e kishte pa leje por ende arma nuk është gjetur, ndërsa policia vijon kërkimet.
19-vjeçarja Hygerta Meta, e cila vrau të atin është studente e Fakultetit Ekonomik në Tiranë.