Pedagogu i gazetarisë, Zylyftar Bregu ka kërkuar që të amnistohen "spaçatorët" (shpërndarësit e vegjël) të hashashit, si dhe të dënuarit për lojëra fati.
Bregu u shpreh në RTSH se, ata që janë arrestuar për shpërndarje të vogla, duhej që shumica ta lëshonte pak dorën.
Sipas pedagogut Bregu, qeveria e ka legalizuar tashmë hashashin, do të ishte më mirë që të lehtësoheshin apo faleshin.
“Do të ishte në nderin e shumicës që filli i Amnistisë Penale të ishte lehtësimi i dënimit deri dhe falja, për ndarësit e vegjël të hashashit, kjo edhe në kuadër të faktit se shumica ka votuar për legalizimin e hashashit.
Ata që janë arrestuar për shpërndarje të vogla, duhej që shumica ta lëshonte pak dorën, ata përfitojnë shumë pak. Ata të basteve, meqë vetë qeveria e ka legalizuar tashmë, do të ishte më mirë që të lehtësoheshin apo faleshin.
Ajo nuk duhet të merret me teknalitete, pasi deputetët pas 8 muajsh dalin me një propozim të ri që rrëzon punën e 8 muajve”, tha Bregu.