Hygerta Meta, është 19-vjeçarja që vrau me armë zjarri babanë e saj në Durrës dhe më pas e varrosi në oborrin e banesës ku ata jetonin në zonën e Shënavlashit.
Viktimë ka mbetur shtetasi, Pëllumb Meta, të cilin familja e kishte shpallur të zhdukur 10 ditë më parë.
Mësohet se e reja ka deklaruar se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë fejesa pa dëshirë që donte t’i bënte babai i saj.
Sipas njoftimit të policisë, në datë 13 shkurt, rreth orës 22:30, shtetasi me inicialet H. M., 25 vjeç, banues në fshatin Shënavlash ka kallëzuar në Polici se ishte larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, dhe se kishin humbur kontaktet me të.
Shkak thuhet se është bërë një konflikt mes vajzës dhe babait, pasi ky i fundit kishte dashur të fejonte 19-vjeçaren.