
Një shpërthim ka tronditur qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit.
Një sasi lënde plasëse i është vendosur një automjeti tip “Audi” i parkuar në parkingun e një supermarketi pranë Teatrit Migjeni në Shkodër, rreth orës 4”20 minuta.
Si pasoje e shpërthimit të forte, automjete është dëmtuar pothuajse plotësisht.
Një person me motor i është afruar makinës dhe i ka hedhur lëndën plasëse. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin. Ndërkohe pronari i mjetit B.Freskina ka deklaruar për policinë se nuk e ka idenë se kush janë autorët e vendosjes se molotovit, ndërsa është shprehur se ka patur disa debate të vogla me disa persona të ndryshëm, por nuk ka dhënë emra konkret duke thënë se nuk ka dyshime.
“Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 04:30, shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hedhur një sasi të vogël lënde plasëse në automjetin e parkuar në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në pronësi të shtetasit B. F., 40 vjeç. Nga ngjarja ka vetëm dëme të pjesshme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku po punojnë për të përcaktuar autorsinë e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat”, thuhet në njoftimin e policisë.