Vijon situata e rënduar nga zjarret në Qarkun e Shkodrës, digjen 35 banesa në Grudë

8 August 2022, 21:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vijon situata e rënduar nga zjarret në Qarkun e Shkodrës, digjen
Foto ilustruese

Vijon situata e rënduar nga zjarret në Qarkun e Shkodrës. Pas banesave të djegura në fshatin Berdicë, mësohet se janë djegur dhe 35 banesa në fshatin Grudë-Fushë të Malësisë së Madhe.

Nga raportimet, mësohet se 80 % e banesave të fshatit jo të banueshme janë shkrumbuar plotësisht. Zjarrfikësit kanë arritur të shpëtojnë nga flakët vetëm 5 shtëpi të banueshme

Mësohet se 70 forca nga komuniteti dhe dy zjarrfikëse nga Kopliku ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa sipas Nënprefektit Hysen Hysaj, u arrit të shpëtohen vetëm banesat e banueshme.

"Situata pas dy ore luftë me flakët është përmirësuar, por dëmet janë katastrofike: 80% e banesave janë djegur plotësisht, ndërkohë që nuk ka dëme në njerëz." ka thënë ai

Nënprefekti Hysaj tha se zjarrfikësit e Repartit Malësi e Madhe me në Krye Komandantin Besnik Hasaj ‘janë vërtetë heronj’ pasi vetëm ndërhyrja e tyre ka arritur të shpëtojë shtëpitë e banuara të Grudë-Fushës.


Video