EMRI/ I riu plagoset rëndë pas hedhjes me kokë nga trampolina në Sarandë, niset me helikopter drejt Traumës

8 August 2022, 18:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ I riu plagoset rëndë pas hedhjes me kokë nga trampolina
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në Sarandë. Një i ri ka mbetur i plagosur rëndë pasi është hedhur në det nga trampolina

Mësohet se i plagosur ka mbetur Endri Mera, 28 vjeç, nga Tepelena. Ai është hedhur me kokë në det dhe si pasojë ka mbetur i plagosur.

Burime bëjnë me dije se Mera është transportuar fillimisht për në spitalin e Sarandës, ku pas mjekimit është nisur me helikopter për në spitalin e Traumës në Tiranës.


Video