Kapen mbi 77 kg drogë pranë Igumenicës, arrestohet shoferi shqiptar (FOTO)

8 August 2022, 16:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kapen mbi 77 kg drogë pranë Igumenicës, arrestohet shoferi
Droga e kapur

Autoritetet fqinje kanë kapur një sasi droge në kufirin greko-shqiptar, pranë Igumenicës.

Mediat greke raportojnë se sasia e drogës që është kapur është 77 kg e 320 gram marijuanë. Droga ishte e ndarë në rreth 70 pako, të cilat janë gjetur brenda mjetit që nuk iu bind urdhrit të policisë greke për të ndaluar dhe kundërshtoi kontrollin.

Drejtuesi i mjetit, një shqiptar, është arrestuar nga policia. Mësohet se makina rezulton në pronësi të një kompanie që i jep me qira. Ende nuk dihet identiteti i personit të arrestuar.

Nëse do të shitej, droga do të kapte vlerën 190 mijë euro.



Video