“Ma nxirr të shoh pak vajzën”, si ia rrëmbeu burri të miturën gruas së tij: S'do e shohësh më kurrë!

8 August 2022, 11:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ma nxirr të shoh pak vajzën”, si ia rrëmbeu burri
Foto ilustruese

“Më nxirr të shoh pak vajzën”, ka qenë kjo fjalia që 43 vjeçari G.Sh i ka drejtuar bashkëshortes së tij, e pasi e ka takuar është larguar bashke me fëmijën e mitur, pa thënë se ku do të shkonte, madje duke i thënë se “nuk do ta shohësh më kurrë”.

38-vjeçarja Sh.Sh ka qenë tek prindërit e saj në fshati Vjosë, ndërsa ka pasur me vete edhe fëmijën e mitur. Ndërkohë bashkëshorti i saj, me të cilin mësohet se kanë probleme, ka shkuar pranë banesës dhe ka marrë fëmijën, pa deklaruar se ku do të shkonin.

Një fakt i tillë ka sjellë dyshime tek 38 vjeçarja, e cila e ndodhur në Fier i është drejtuar policisë së këtij qyteti duke bërë edhe denoncimin për bashkëshortin e saj, banor në Fushë Krujë.

Menjëherë ka nisur puna për gjetjen e 43 vjeçarit, bashkë me vajzën e mitur, e po punohet në zonën e Fushë Krujës, aty ku edhe çifti banon.


Video