Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen 7 persona. Një fëmijë në gjendje të rëndë

8 August 2022, 11:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen 7
Pamje nga vendngjarja

Një aksident i rëndë është raportuar në aksin Lezhë-Shkodër në afërsi të Kallmetit mëngjesin e kësaj të hëne.

Sipas raportimeve janë plagosur 7 persona nga të cilët 5 janë në gjendje të rëndë.

Mes të plagosurve në gjendje kritike është një fëmijë, një burrë dhe dy gra.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës. Paraprakisht mendohet se mjeti ka dalë nga rruga. 

 


Video