E rëndë në Durrës/ 10-vjeçari polak bie nga kati i tretë i hotelit

8 August 2022, 08:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E rëndë në Durrës/ 10-vjeçari polak  bie nga kati i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës pranë “Shkëmbit të Kavajës". Një fëmijë 10-vjeç nga Polonia ka rënë nga kati i tretë i një hoteli.

I mituri është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

10-vjeçari dyshohet se ka rënë aksidentalisht ndërsa ndodhej në ballkonin e hotelit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:50, te Shkëmbi i Kavajës, Durrës, dyshohet se aksidentalisht  ka rënë nga ballkoni i katit të tretë  të një hoteli, një 10 vjeçar, polak, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video