Dalin pamjet nga ajri, momenti kur Guardia di Finanzia ndjek tre skafistët vlonjatë

8 August 2022, 15:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dalin pamjet nga ajri, momenti kur Guardia di Finanzia ndjek tre skafistët
Skafet me drogë

Kanë dalë pamjet nga lart, kur Guardia di Finanza ndiqte skafet e vegjël të ngarkuar me kanabis që po shkonin drejt një veliere që i priste në det të hapur.

Tre skafet e vegjël drejtoheshin nga tre shqiptarët Arbër Saraseli, 31 vjeç, Saverjo Imeraj, 22 vjeç dhe Qemal Pekmezi, 19 vjeç. Droga është marrë nga dy ukrainasit Bychkovi Serhii , 43 vjeç dhe Senkevych Serhii, 62 vjeç,  në velierë dhe kishin si destinacion Italinë, por nuk e trafikuan dot, pasi janë ndaluar nga Guardia di Finanza në ujërat e bregdetit italian.

Operacioni antidrogë “The Eye” u zhvillua nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza në gjirin e Arushës, në Karaburun. Si rezultat i operacionit u sekuestruan 992 kg kanabis e ndarë në 153 pako.

Arsyeja përse të dy palët janë rezervuar për të bërë publike pamjet e velierës luksoze që u ngarkua me drogë mësohet të jenë hetimet e zgjeruara që po kryen në Itali për të gjetur pronarin e saj.

Sipas deklarimeve të dy ukrainasve të arrestuar, mjeti lundrues i është “dhënë nga një shtetas italian dhe i ishte thënë “të niseshin drejt Shqipërisë”.



Video