"Shkrumbohet" makina e Njësisë së Kujdesit Shëndetësor në Devoll, çfarë dyshon policia

8 August 2022, 17:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Shkrumbohet" makina e Njësisë së Kujdesit
Makina e djegur

Një nga mjetet e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Devoll është përfshirë nga zjarri pasditen e kësaj të hëne.

Mjeti ndodhej i parkuar në pjesën e pasme të godinës dhe burime bëjnë me dije se kishte vite jashtëfunskionimit.

Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve para se të përfshinin edhe një mjet tjetër që ndodhej i parkuar në afërsi të garazhdeve ngjitur me mjetin e djegur.

Burime paraprake thanë se zjarri në mjet mund të ketë qënë aksidental por grupi i hetimit të Komisariatit të Devollit, po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa subjekteve pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.


Video