"Sot Jonada ka prindër të gjithë shqiptarët", flet kushëriri i 7-vjeçares: Mos prisni që fëmijët tuaj t'u bëhen viktima

8 August 2022, 20:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Sot Jonada ka prindër të gjithë shqiptarët", flet
I afërmi i Jonadës

Në ditën e dytë të protestës pas tragjedisë së Potamit, ka folur dhe një kushëri i 7-vjeçares Jonada Avdia, e cila u vra nga skafi që drejtohej nga komisari Arjan Tase.

Ai ka deklaruar se Jonada ka tashmë të gjithë shqiptarët dhe se kjo protestë duhet të rritet. Ndër të tjera, ai tha dhe se në shesh është gjithashtu edhe daja i të voglës Jonada, por që nuk mund të flasë për shkak të dhimbjes së madhe që ka në shpirt. 

"Dua t'ju falenderoj të gjithëve, unë jam kushëriri i dytë i Jonadës, kushëriri i parë i nënës së Jonadës, këtu mbrapa keni edhe dajën e Jonadës dhe nuk vjen të flasë sepse atë dhimbja që i mban shpirti atij...do ta keni të vështirë ta mbani. I falenderojmë të gjitha mediat për të gjithë punën e bërë, ju falenderojmë, Jonada kishte dy prindër, që i ka prapë, por tani Jonada ka gjithë shqiptarët prindër, është amaneti juaj, mbajeni dhe këtë e tregon gjithçka që kemi parë. Kjo protestë duhet të rritet për Jonadën dhe për të gjithë fëmijët që rriten të vjedhur, që mezi presin tu hipin gomoneve, jo për të vrarë njerëz, por për të vrarë veten oqeaneve të botës.  Ju media e keni në dorë, mos prisni që fëmijët tuaj tu bëhen viktima. Tani të nisemi drejt Kryeministrisë,"- tha i afërmi i 7-vjeçares.


Video