Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Një person ka ndërruar jetë duke u rrëzuar në rrugë mbrëmjen e kësaj të enjteje në Tiranë. Viktima është shtetasi E. I., 67 vjeç dhe ngjarja ka ndodhur tek Komuna e Parisit.
Burime zyrtare bëjnë me dije se nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dhune dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore. Mësohet se 67-vjeçari vuante nga tensioni.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.