Mbërrin në Shqipëri ish-zv.presidenti i SHBA-së Mike Pence, ja cilët deputetë e pritën

23 June 2022, 18:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 
Mbërrin në Shqipëri ish-zv.presidenti i SHBA-së Mike Pence,
Mike Pence

Ka mbërritur para pak minutash në Shqipëri ish-zëvendës Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence. 

Pas zbritjes në Rinas, Pence është nisur menjëherë drejt Manzës për të vizituar kampin “Ashraf 3”, ku ndodhen të strehuar shtetasit iranianë.

Në fillim është pritur në një ceremoni nga udhëheqësja opozitarëve iranianë, Marjam Rajavi dhe më pas ka vizituar Muzeun e Torturave që është brenda kampit.

Më pas është organizuar aktiviteti, nga ku mësohet se të pranishëm në sallën e madhe përveç muxhahedinëve ishin edhe shumë deputetë të parlamentit shqiptar, si Taulant Balla, Enkelejd Alibeaj, Monika Kryemadhi, Pandeli Majko, Belind Këlliçi, Mimi Kodheli, Bujar Leskaj, e shumë deputetë të tjerë.

Axhenda e Pence nuk është bërë publike për arsye sigurie, por pritet që gjatë vizitës së tij të ketë dhe takime të tjera të nivelit politik.

Kjo është vizita e parë e Mike Pence në Shqipëri, por jo në Ballkan, pasi në vitin 2017 gjatë kohës që ishte zëvendëspresident, ai ka vizituar kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricën.

Pence bëhet zyrtari i dytë i lartë amerikan në pak kohë, i cili viziton Shqipërinë, pas Mike Pompeo, i cili erdhi në Tiranë në maj të këtij viti.


Video