Vlonjati i humbur gjendet në burgun e Amsterdamit, nënë e bir shpërthejnë në lot gjatë komunikimit live

23 June 2022, 18:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vlonjati i humbur gjendet në burgun e Amsterdamit, nënë e bir
Enea Lekaj dhe nëna e tij

Është zbuluar vendodhja e vlonjatit Enea Lekaj, i cili ndodhet në një burg të Amsterdamit. 26-vjeçari kishte ndërprerë kontaktet me familjen që prej datës 31 majit të këtij viti, ndërsa pas denoncimit bërë në program, nëna mëson se Enea ndodhej pas hekurave, por është shëndoshë e mirë.

Emocione dhe lot gëzimi për Shero Lekajn, kur pas një përqafimi të ngrohtë nuk do e kishte besuar se me ardhjen e saj në studion e ’Pa Gjurmë’ do fliste të live pasditen e kësaj të enjte me të birin.

Shero Lekaj: Ju Odeta po me fshihni diçka, më tregoni çfarë ka ndodhur me tim bir?
Odeta Dume: Ne e kemi gjetur Enean. Ai është shëndoshë e mirë, por ndodhet pas hekurave. E kanë kapur me lëndë narkotike në Amsterdam.

E emocionuar nëna shpërtheu në lot, kur mësoi se është gjallë duke kërkuar çdo informacion që stafi kishte zbuluar për Enean. Emisioni ishte lidhur me autoritetet në Holandë duke i mundësuar këtë komunikim live me Enean nga burgu.

Shero Lekaj: Alo!
Enea Lekaj: Alo!
Shero Lekaj: O zemër, o shpirti i mamit, a je mirë? Po qan? 
Enea Lekaj: Të dëgjoj nënë… jam mirë ( qan)
Enea Lekaj: Nuk më kanë lejuar për arsye të hetimeve, ndaj nuk kam mundur dot t’ju telefonoj.
Shero Lekaj: Mirë bir, gabimet rregullohen, njeriu po nuk gaboi nuk mëson asnjëherë
Enea Lekaj: Do të vish të më takosh? Hajde…nuk ka gjë, dyshime më shumë janë, janë kapur disa të tjerë…
Shero Lekaj: Do të vij mami në Holandë?
Enea Lekaj: Po mirë
Shero Lekaj: Do flasim prapë zemra mamit

Stafi i emisionit ’Pa Gjurmë’ fillimisht iu drejtua me një shkresë zyrtare Ambasadës Shqiptare në Holandë, nga ku pas përgjigjes së marr prej tyre, u zbulua vendndodhja e Eneas. Pas një investigimi të mëtejshëm u arrit që të mundësohej vënia në kontakt me autoritetet e burgut, duke mundësuar dhe lidhjen telefonike të 26-vjeçarit me nënën. Një bisedë që ndodhi në pak minuta, por që qetësoi zemrën e një nëne që rrahu fort kur i biri iu përgjigj nga ana tjetër e telefonit. 

I riu nga Vlora ndodhej në Holandë që prej muajit shtator të një viti më parë. Prej 5 muajve kishte mbetur i papunë, ndërsa i kishte skaduar edhe afati i qëndrimit 3-mujor. Kjo ishte hera e dytë për të riun vlonjat që emigronte drejt Holandës, vendin në të cilin gjithmonë kishte ëndrruar të jetonte. 


Video