Pena e ndritur e Labërisë, ndërron jetë rapsodi i njohur (FOTO)

23 June 2022, 15:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pena e ndritur e Labërisë, ndërron jetë rapsodi i njohur
Foto ilustruese

Ka ndërruar jetë poeti dhe rapsodi i njohur Pelivan Bajrami. Ai ka mbyllur sytë përgjithmonë mëngjesin e kësaj të enjteje .

Lajmin për ndarjen nga jeta të Pelivan Bajramit e ka bërë me dije Sejmen Gjokoli, drejtoi i Qendrës  Kulturore Aulona Vlorë, përmes një postimi në rrjetet sociale.

"PELIVAN BARJAMAJ, LAMTUMIRË! Ngushëllime, Labëri, Të iku një pendë flori !
Shuhet, poeti dhe rapsodi, Pelivan Barjamaj, një nga penat e ndritura të Labërisë. Mjeshtër i vargut plot lirizma por edhe i humorit të rrallë, nga satiristët më të thekur shqiptar. Një nga kontribuesit më në zë në zhanrin e këngës polifonike; si krijues, interpretues dhe organizator i rrallë i grupeve labe. Lamtumirë, mik i shtrenjtë!" shkruan ai.

Pelivan Bajrami cilësohej si “Plaku i Bardhë i Letrave Shqipe”, qysh më 23 Tetor 1995. Libri i tij “Populli dhe politika”, bëri shumë bujë për kohën dhe fitoi një popullaritet të paimagjinuar. Interesante është se edhe sot ky libër është si një kod shpirtëror e moral në vargje ndër shqiptarë. Edhe pse nuk ka ndonjë ndikim të shfaqshëm nga Kanuni i Lekë Dukagjinit, as nga Kanuni i Skënderbeut, as nga Kanuni i Labërisë dhe as nga ligje apo përmbledhje ligjesh e normash të pashkruara, të trashëguara në mënyrë gojore, që pasqyrojnë gjendjen ekonomike – shoqërore të periudhave të kaluara.



Video