
Policia e Shkodrës ka arrestuar shoferin 47-vjeçar i cili u përshi në aksidentin ku humbi jetën 31-vjeçarja mbrëmjen e djeshme në Shkodër.
Viktima është identifikuar si Zoje Bregu, 31 vjeç.
Gëzim Burgaj, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, u arrestua për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
"Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. B., 47 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Ky shtetas, më datë 22.06.2022, rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Shtoj, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen Z. B., 31 vjeçe, banuese në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, e cila po lëvizte me biçikletë.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme", njofton policia.