I kishte një grup i fuqishëm kriminal i Shqipërisë së Mesme, detajet për armët tek Liqeni i Thatë, çfarë dyshohet

22 June 2022, 19:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I kishte një grup i fuqishëm kriminal i Shqipërisë së
Armët e sekuestruara

Detaje të reja janë zbardhur nga zbulimi i depos së armëve  në garazhin e një pallati, në rrugën “Peti” tek Liqeni i Thatë, ku arrestua dhe 27-vjeçari Eno Papa (Beqiri).

Burime bëjnë me dije se armët i përkisnin një grupi të fuqishëm kriminal që veperon në Shqipërinë e Mesme. Burime nga hetimet bëjnë me dije se armët e sekuestruara, disa prej të cilave edhe ishin modifikuar e përshtatur si Snajper me shënjestra optike, do përdoreshin për ekzekutime mafioze.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se zbulimi i këtij arsenali armësh, mund të çojë edhe në zbardhjen e disa atentateve apo tentativa vrasjesh që janë regjistruar vitet e fundit. Armët e sekuestruara janë dërguar ne laboratorin e ekspertizës jo vetëm për të mësuar nëse këto armë janë përdorur në ngjarje kriminale, por edhe për të gjetur shenja gishtërinjsh apo gjurmë ADN-je, të personave të tjerë tek armët e sekuestruara.

Gjithashtu mësohet se për ekspertizë janë dërguar dhe aparatët celularë dhe laptopi i sekuestruar i Eno Papa (Beqirit), me shpresë për të zbardhur aktivitetin kriminal të personave të tjerë të përfshirë. Hetuesit janë duke kryer hetime itensive për identifikimin e personave të tjerë që janë pas këtij aktiviteti kriminal, pasi i arrestuar nuk është i vetem i përfshirë.

Burimet zyrtare njoftuan se gjatë kontrollit të ushtruar në garazhin e marrë me qira nga Eno Papa Beqiri, policia gjeti: 2 snajpera (njëri prej tyre prodhim i viteve të fundit), 4 armë zjarri kallashnikov, 2 armë zjarri automatike, 4 armë zjarri pistoleta me silenciator, 85 pako me municion luftarak të kalibrave të ndryshëm, pjesë të ndryshme armësh, shënjestra optike për armët e precizionit (snaiper), një sasi e konsiderueshme krehra armësh, tre kallëpe tritoli, sasi lënde e dyshuar eksplozive, 2 palë portotarga elektrike për fshehjen e targave dhe 5 paruke.


Video