Kush janë 14 kandidatët për Avokatin e Popullit, Kuvendi nis procedurën

22 June 2022, 17:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kush janë 14 kandidatët për Avokatin e Popullit, Kuvendi nis
Avokati i Popullit

Kuvendi ka nisur procedurën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, pasi përfundimit në muajin Maj të mandatit 5-vjeçar të Erinda Ballancës.

Janë 14 kandidatë që kanë aplikuar për t'u zgjedhur Avokat i Popullit, ku mes tyre është dhe Erinda Ballanca, e cila garon për një mandat të dytë. Ndër emrat e tjera janë dhe Jordan Daci apo Ahmet Premçi, anëtar i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ, Ledio Braho, këshilltari i presidentit Meta, Bledar Dervishaj apo edhe avokati Altin Goxhaj.

Sipas ligjit, për Avokat Populli mund të kandidojë çdo shqiptar që njeh ligjin, që nuk është i dënuar penalisht dhe nuk është deputet i Kuvendit. Ata fillimisht pyeten në seanca dëgjimore nga komisioni i ligjeve, që verifikon përmbushjen e kritereve për kandidim. Në fund të seancave dëgjimore, Komisioni miraton një listë me kandidatët dhe vlerësimet përkatëse për ta.

Ata që i përmbushin kriteret ligjore, duhet të marrin edhe mbështetjen e të paktën 28 deputetëve për të qenë zyrtarisht kandidat për Avokat Populli. Parlamenti zgjedh fituesin me 84 vota në seancë plenare.

Emrat e kandidatëve për Avokatin e Popullit:

Jordan Daci

Evis Fico

Erinda Ballanca

Bledar Dervishaj

Ahmet Premçi

Endri Papajorgji

Brikena Kasmi

Boriana Nikolla

Altin Goxhaj

Ermir Kapedani

Olta Aliaj

Jorida Rustemi

Drita Avdyli

Ledio Braho


Video