Shkodër/Automjeti aksidenton për vdekje një grua që lëvizte me biçikletë

22 June 2022, 22:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shkodër/Automjeti aksidenton për vdekje një grua që

Një aksident me vdekje ndodhi mbrëmjen e kësaj të mërkure në Shkodër.
Një grua ndërroi jetë pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në zonë të fshatit Shtoj.

Burime zyrtare të policisë thonë se viktima udhëtonte me biçikletë kur u përplas nga një makinë. Gruaja nuk është identifikuar ende. Ajo dyshohet të jetë rreth 35-40 vjeçe.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes autoritetet policore shoqëruan shoferin e makinës, një 27-vjeçar me iniciale G.B.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor që ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, të cilat momentalisht janë të paqarta.

Aksi në fjalë është ndër më problematikët, për shkak të mungesës së ndriçimit në rrugë


Video