"Shqiponjat" blindojnë Elbasanin, çfarë po ndodh (VIDEO)

22 June 2022, 21:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Shqiponjat" blindojnë Elbasanin, çfarë po ndodh
Pamje nga aksioni

Forcat "Shqiponja" në bashkëpunim me Policinë e Elbasanit dhe Njësia Operacionale kanë zhvilluar pasditen e kësaj të mërkure një aksion në qytetin e Elbasanit.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, ata kanë ngritur postblloqe në disa nga rrugët kryesore të Elbasanit. Qëllimi i aksionit ka qenë për arrestimin e personave që lëvizin me sende të kundraligjshme, por dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Efektivët kanë kryer kontroll fizik të drejtuesve të mjeteve, por dhe kontrollin e mjeteve me të cilat lëviznin.

Ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga ana e policisë së Elbasanit. Kujtojmë se prej këtij qyteti janë dhe disa prej të shpallurve në kërkim në kuadër të operacionit "Plumbi i Artë".




Video