Tragjike në Korçë, 55-vjeçari vret veten me thikë

23 June 2022, 16:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjike në Korçë, 55-vjeçari vret veten me thikë
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në Korçë, ku një person ka vrarë veten.

Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është shtetasi E. L., 55 vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, në lagjen nr. 8 të qytetit juglindor.

Sipas burimeve paraprake dyshohet se 55-vjeçari i ka ngulur thikën vetes në banesën e tij dhe ka ndërruar jetë. Ende nuk dihet se çfarë e ka shtyrë atë për të ndërmarrë këtë akt të rëndë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Video