Agjencia Kombëtare e Diasporës, e krijuar 5 vite si pjesë e Ministrisë së Diasporës dhe më pas si pjesë e Ministrisë së Jashtme, do të shkrihet.
Arsyet e një vendimmarrjeje të tillë nga ana e qeverisë lidhen me kostot dhe faktin se punën e kësaj strukture e bën prej vitesh një sektor në Ministrinë për Euorpën dhe Punët e Jashtme.
Sipas projektligjit në MEPJ do të ketë një riorganizim të brendshme, duke i kursyer buxhetit të shtetit 71 milionë lekë, nga të cilat 35 milionë janë shpenzime për personelin. Me paratë e qirave për zyrat mund të ngrihet një qendër kulturore në një shtet ku ka shumë shqiptarë.
Agjencia që merrej me çështjet e diasporës, thuhet në projektligj, thjeshton proceset që lidhen me to, por i ndërlikon duke sjellë kosto të panevojshme në buxhetin e shtetit.
Kujtojmë se një vit më parë u shkri dhe Ministria për Diasporën, ku kjo ka agjenci që po shkrihet tani ishte pjesë e saj. Tashmë, punën e Agjencisë së Diasporës do ta bëjë një departament në Ministrinë e Jashtme dhe ambasadat e konsullatat shqiptare nëpër botë.