U arratis dje nga spitali i Durrësit, Policia kontrolle në disa zona në Tiranë për Altin Ndocin. Familjarët: Nuk e dimë se ku ndodhet

14 January 2026, 10:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U arratis dje nga spitali i Durrësit, Policia kontrolle në disa zona
Altin Ndoci

Policia ka kryer kontrolle në kërkim të Ndocit janë kryer në disa zona të ndryshme të Tiranë, në Astir, Don Bosko, Selitë, etj.

Gjithashtu është kontrolluar edhe banesa e tij në Yzberisht, por familjarët kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për vendndodhjen. Si rrugë lidhëse me Durrësin, kontrolle u kryen edhe në rrugën e Ndroqit.

Pasi ka dalë nga Spitali i Durrësit, Ndoci është larguar me një automjet tip “Audi A7”, duke kaluar fillimisht në zonën e Spitallës, më pas është shfaqur në Shënavlash, ka vijuar në autostradë dhe dyshohet se ka hyrë në Tiranë.

 


Video