Vox News ka siguruar pamjet e arratisjes së Altin Ndocit ku ai shihet duke vrapuar në ambientet e parkingut të spitalit të Durrësit.
Ai është ndjekur nga pas nga një efektiv i policisë që nuk ka arritur ta ndalojë.
Efektivi që e ndoqi Ndocin në arratinë e tij ka qëlluar me armën e tij të shërbimit në tokë dhe plumbi ka bërë rikoshet.
Predha e tij përfundoi në shkallët e Infektivit.
Altin Ndoci, një personazh i njohur i botës së krimit, i akuzuar për një sërë veprash të rënda penale, u arratis nga paraburgimi këtë të martë, 13 janar.
39-vjeçari ishte dërguar në infektivin e spitalit pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore.
Ndoci dyshohet të jetë arratisur në momentin kur është lënë vetëm brenda një dhome në spital.
Mbetet e paqartë si ka arritur të largohet, duke qenë se për ruajtjen e tij ishin caktuar të paktën pesë efektivë policie.