Mbi 1.5 milionë qytetarë vendas dhe të huaj vizituan sitet kulturore të Shqipërisë gjatë vitit 2025

13 January 2026, 17:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mbi 1.5 milionë qytetarë vendas dhe të huaj vizituan sitet

Më shumë se 1,5 milionë qytetarë vendas dhe të huaj vizituan sitet tona kulturore gjatë vitit 2025.

Shifra u bë publike nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili ka krahasuar këto të dhëna me ato të para dy viteve dhe rezulton se numri i vizitorëve në sitet kulturore është rritur me 52% krahasuar me vitin 2023.

Kjo rritje reflektohet edhe në të ardhurat nga shitja e biletave, rritje e cila llogaritet të ketë arritur në 78% më shumë të ardhura krahasuar me vitin 2023.

Kalaja e Gjirokastrës vijon të kryesojë për të disatin vit radhë, listën e siteve më të vizituara, me 307,164 vizitorë.

Të tjera site me numër të lartë vizitorësh janë:

Parku Kombëtar i Butrintit – 295,152 vizitorë

Muzeu Gjergj Kastrioti – 182,083 vizitorë

Kalaja e Shkodrës – 178,942 vizitorë.


Video