E RËNDË në Fier/ Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari në Levan, dyshohet se…

14 January 2026, 10:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E RËNDË në Fier/ Kishte dalë nga shtëpia për
Fier

Një 45- vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm teksa ka qenë duke punuar tokën në Levan të Fierit.

Ai është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore nga banorë të zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë ambulancën e cila ka mbërritur në vendngjarje, por përpjekjet e ekipit  mjekësor nuk kanë mundur ta mbajnë në jetë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.


Video