Del VIDEOJA: Altin Ndoci u soll pa pranga në spital, policët të shpërqendruar

13 January 2026, 22:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Del VIDEOJA: Altin Ndoci u soll pa pranga në spital, policët të
Altin Ndoci u soll pa pranga në spital

Mbetet ende mister se si mundi Altin Ndoci të dalë nga dhoma e infektivit, një ambient i posaçëm për të dënuarit që shkojnë për ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit.

Pasi doli nga ambientet e spitalit, 39-vjeçari u përball me dy efektivë policie, me të cilët u përplas dhe i shtyu.

Më pas vrapoi drejt parkimit, ku e priste një makinë e bardhë Audi, me të cilën u largua.

Ndërkohë, kanë dalë pamjet kur Altin Ndoci, i dyshuar për vrasje e grup kriminal sillet në spitalin e burgut me duar të lira pa pranga dhe ecën i lirë dhe i pashqetësuar mes policëve. Këta të fundit e ndiqnin të shpenguar.


Për arratisjen e Ndocit është pezulluar i gjithë zinxhiri komandues i burgut të Durrësit. Mes tyre edhe drejtori i burgut, Indrit Cerloj, shefi i Policisë dhe zyrtarë të tjerë.

Janë pezulluar edhe punonjësit e stafit mjekësor dhe efektivët që e shoqëronin Ndocin.

Ndoci është një personazh i njohur i botës së krimit, i akuzuar për një sërë veprash të rënda penale.

 


Video