Tragjike, vetëvritet me armë zjarri një person në Divjakë

9 May 2022, 15:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tragjike, vetëvritet me armë zjarri një person në

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Divjakë, ku një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Policia bën me dije se viktima është shtetasi me inicialet A.Ç, 66 vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20, në fshatin Gradishtë.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se nga hetimet paraprake dyshohet se 66-vjeçari ka vrarë veten me armën e gjahut.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.


Video