“Jam e sëmurë”, shtyhet në KPK seanca ndaj gjyqtares së Tik-Tok, Enkelejda Kapedani

9 May 2022, 11:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Jam e sëmurë”, shtyhet në KPK seanca ndaj gjyqtares
Në foto: Kryegjyqtarja e pezulluar të Elbasanit, Enkelejda Kapedani

Shtyhet sërish seanca në KPK për kryegjyqtaren e pezulluar të Elbasanit, Enkelejda Kapedani. Kapedani nuk ishte sot e pranishme në seancë, duke justifikuar mungesën me gjendjen e saj shëndetësore dhe për këtë dorëzoi një raport mjekësor, ku thuhej se është e sëmurë.

KPK njoftoi mbledhjen e radhës më 16 maj ora 10:00, duke i kërkuar subjektit të marrë masa që të jetë e pranishme, ose të në kundërt të dërgojë avokat, pasi nuk do të ketë më shtyrje të seancës.

Kapedani është e pezulluar nga detyra prej Këshillit të Lartë Gjyqësor, për shkak të një procedimi disiplinor të hapur nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, pas publikimit në Tik Tok të disa videove të filmuara në zyrë dhe teksa drejtonte makinën.


Video