E rëndë në Has, 35-vjeçari hap derën dhe bie nga kamioni, humb jetën

9 May 2022, 10:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E rëndë në Has, 35-vjeçari hap derën dhe bie nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Hasit, ku ka humbur jetën një 35-vjeçar. I riu ka humbur kontrollin e mjetit tip kamion dhe është hedhur nga mjeti por fatkeqësisht ka humbur jetë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rën në qytetin e Hasit. 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:00, në vendin e quajtur Qafë Barak, Has, shtetasi S. J., 35 vjeç, banues në fshatin Gajrep, Has, duke drejtuar mjetin tip kamion dyshohet se është hedhur nga dera e automjetit, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të frenimit. Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video