Jo vetëm çifti dhe fëmija, edhe një person tjetër shpëtoi nga “shoferi vrasës” në Tiranë

8 May 2022, 23:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jo vetëm çifti dhe fëmija, edhe një person tjetër
Edhe një person tjetër shpëtoi nga “shoferi vrasës” në Tiranë

Ka dalë një tjetër fragment nga ngjarja e rëndë e kësaj të diele në Tiranë.

Benzi G Class, në timonin e së cilit ishte një person problematik, Ajes Sulejmani, një trafikant droge, por, siç ka rezultuar edhe i droguar në atë moment.

Pasi përplasi një çift me fëmijën e tyre 3-muajsh duke kaluar vijat e bardha, për shkak se fut me të kuqe në semafor, ai devijoi dhe u përfundoi në trotuar, pranë një peme, ku siç shihet, për pak i ka marrë jetën një personi me biçikletë.

Por dhe ky i fundit, ashtu siç çifti me foshnjën, për fat kanë vijuar jetën.

Çështja tashmë është se çfarë do të bëhet me autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë, do marrë ndëshkimin ligjor, apo do ia hedhë si edhe herët e tjera.


Video