Shkon për t'u njohur me masën e sigurisë, arratiset i riu nga Gjykata e Korçës

8 May 2022, 13:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shkon për t'u njohur me masën e sigurisë, arratiset i riu

21 vjeçari Kristjan Medolli është arratisur nga ambientet e Gjykatës së Korçës pasi kjo e fundit ka dhënë për të arrest me burg. Policia ka ngritur post-blloqe ne aksin nacional Korçë-Pogradec për të bërë të mundur kapjen e tij.

I riu është arrestuar më 6 maj për vjedhje banese. A është larguar nga garazhdi i Gjykates pas mbarimit te mases se sigurisë.

Korçë/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, nga salla ku po zhvillohej seanca gjyqësore, është larguar shtetasi K. M., 21 vjeç, banues në Qatrom, Korçë, (i arrestuar më datë 06.05.2022, për vjedhjen e një banese në fshatin Qatrom).

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e këtij shtetasi.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video