Shqipëria në krye të klasifikimit për rritjen e trafikut ajror

8 May 2022, 09:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shqipëria në krye të klasifikimit për rritjen e trafikut

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me lajmin që Shqipëria ka dalë në krye të klasifikimit për rritjen e trafikut ajror.

Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se sipas Agjencisë Europiane të Aviacionit Civil, Eurocontrol, thuhet se Shqipëria ka dalë në krye të klasifikimit për rritjen e trafikut ajror.

Shqipëria ka pasur 135%, 107 fluturime në ditë vetëm javën e kaluar.

“MIRËMËNGJES   dhe me këtë video të publikuar nga Agjencia Europiane e Aviacionit Civil, Eurocontrol, ku tregohet se si Shqipëria ka dalë në krye të klasifikimit për rritjen e trafikut ajror, ju uroj një të diel të bukur ” shkruan Rama në postimin e tij.

 


Video