Trafikoi 1 ton drogë drejt Italisë, ekstradohet nga Gjermania ish-truproja i Saimir Tahirit

7 May 2022, 18:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Trafikoi 1 ton drogë drejt Italisë, ekstradohet nga Gjermania

Hekuran Marku, ish-truproja i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri është ekstraduar nga Gjermania drejt Shipërisë. Ai u arrestua në shtetin gjerman pas kërkesës së SPAK.

Kjo e fundit e akuzon 47-vjeçartin për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Mësohet se nesër në orën 09:30, Hekuran Markut do të njihet me masën e sigurisë nga GJKKO.

Emri i Hekuran Markut doli gjatë operacionit të koduar "Shpirti" dhe sipas dosjes së SPAK, 47-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me 4 italianë dhe një shqiptar të njohur si Eltjon Bregu kanë trafikuar rreth 1 ton kanabis drejt Italisë bashkë me kolegun e tij Agustin Deda.

Droga iu është sekuestruar në Bari, Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini. SPAK dyshon se Deda dhe Marku e kultivuan drogë me Bregun dhe tentuan ta trafikonin për tua dorëzuar katër italianëve.

Ka qenë dëshmia e 4 të penduarve të drejtësisë që kanë pranuar të bashkëpunojnë me prokurorinë duke rrëfyer për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ata kanë dhënë informacione për 3 vite, pas të cilave SPAK, në bashkëpunim me Antimafian italiane, Eurojust dhe DIA, kanë arritur të dokumentojnë aktivitetin kriminal të 4 grupeve që trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Italisë dhe Spanjës përmes operacionit “Shpirti”.


Video