Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Prej orës 18:00 kanë dalë fituesit e Programit të Vizave Emigruese të Diversitetit 2022, i njohur gjithashtu si “Lotaria e Green Card”. Aplikantët mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim, duke kontrolluar online nëse janë fitues ose jo të Lotarisë Amerikane.
Siç njofton edhe Departamenti i Shtetit i SHBA, Çështjet Konsullore, për t’u interesuar rreth aplikimit tuaj mund të klikoni këtu: https://dvprogram.state.gov/?fbclid=IwAR3rc3Ul3Pj07IwJGGG2R_vgKmNP8mFKPDkx3lWUcyJDijpMVRwCZ2D_ktk
Pasi të keni klikuar tek linku i mësipërm, më pas kliko “Check status”, vendosni të dhënat dhe më pas del përgjigja.