Del nga spitali foshnja që u aksidentua dje, gjendja e prindërve?

9 May 2022, 11:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Del nga spitali foshnja që u aksidentua dje, gjendja e prindërve?

Del nga spitali foshnja që u aksidentua dje, prindërit ende në spital. Arjan dhe Vilma Konomi, të aksidentuarit tek Rruga e Kavajës janë në gjendje të qëndrueshme në spital dhe kanë dalë nga trajnimi intensiv.

Ata janë shtruar në pavion ku po trajtohen për politraum, për fat të mirë, foshnja 3 muajshe ka dalë nga spitali.

Si ndodhi aksidenti:

Çifti i bashkëshortëve Arjan dhe Vilma Konomi, po kalonin në vijat e bardha bashkë me foshnjën e tyre tre muajshe, kur automjeti luksoz që drejtohej nga Ajas Sulejmani ka hyrë me shpejtësi në semafor të kuq dhe i përplasi.

Më pas automjeti devijoi drejt lulishtes anash rrugës, ku përplasi një biçikletë, por qytetari shpëtoi pa u dëmtuar. Në pamjet nga vendngjarja pak pas aksidentit çifti bashkëshortëve shihen të shtrirë në tokë, ndërsa karroca e bebes e rrëzuar.


Menjëherë në ndihmë u kanë ardhur kalimtarët të cilët kanë vrapuar drejt tyre për t’i ndihmuar.

 


Video