
Publikohet masa administrative ndaj Ajas Sulejmenit, 39-vjeçari që aksidentoi ditën e djeshme një çift me fëmijën e tre-muajshe.
Sulejmeni ka deklaruar se nuk është dakord me konstatimin e policisë qe renditi si shkelje: shkelje semafori, aksidentim të kembësorëve, mosdhënie ndihme për të aksidentuarit, largim nga vendi i aksidentit pa njoftuar organet kompetente dhe drejtim mjeti nen efektin e narkotikeve.
Ndërkohë, kjo është vetëm masa adminitsrative e vënë ndaj tij nga Policia Rrugore, por 39 vjeçari aktualisht ndodhet në burg dhe do të përballet me drejtësinë për akuza edhe më të rënda.

Kujtojmë se ditën e djeshme Vilma dhe Arjan Konomi, bashkë me foshnjën e tyre 3 muajsh po kalonin vijat e bardha, ku mjeti tip “G-Class” i mori përpara. Fatmirësisht foshnja shpëtoi pa dëmtime të rënda pasi nëna e tij mundi ta shtynte karrocën duke e shpëtuar kështu nga “bisha e tërbuar”. Megjithatë makina përplasi Vilmën dhe Arjanin të cilët ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve për shkak të plagëve të marra.
Në timonin e “bishës luksoze” ishte Ajas Sulejmani, 39-vjeç, i cili nuk respektoi semaforin, nuk rregulloi shpejtësinë dhe nuk respektoi vijat e bardha ku po kalonte familja Konomi. Pas aksidentit Ajas Sulejmani u “arratis” duke e lënë familjen që aksidentoi të dergjen në rrugë.