I zhdukur prej 20 ditësh, gjendet i vdekur në mal 85-vjeçari

9 May 2022, 12:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

I zhdukur prej 20 ditësh, gjendet i vdekur në mal 85-vjeçari

Është gjetur pas gati 20 ditësh që nga denoncimi i familjarëve për zhdukjen e tij, 85-vjeçari në malin e fshatit Trebisht. 

Sipas policisë, është gjetur pa shenja jete shtetasi R. S., 85 vjeç, i cili ka qenë i shpallur në kërkim pasi ishte larguar nga banesa, më datë 20.04.2022.

Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor dhe këqyrja e trupit të viktimës nga eksperti mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

 


Video