E rëndë në Ersekë/ Ngacmoi seksualisht 15-vjeçaren, arrestohet shoferi

9 May 2022, 12:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E rëndë në Ersekë/ Ngacmoi seksualisht 15-vjeçaren,

Një 35-vjeçar është arrestuar pasi ka ngacmuar seksualisht një minorene e cila ishte pasagjere në autobusin e tij. Shoferi i autobusit dhe 15-vjeçarja po udhëtonin se bashku me të, nga Tirana drejt Korçës.


Sipas babait të së miturës, i cili ka bërë denoncimin përkatës vajza ka provuar se shoferi e ka prekur në disa pjesë të trupit pa dëshirën e saj. Policia ka bërë arrestimin e autorit të dyshuar.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, i shtetasit A. B., 35 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare.


Video