"Tigrat e kanë të vështirë të tretin fëmijët", Agron Llakaj revoltohet me tabelën e Kopshtit Zoologjik: Të hiqet menjëherë

8 June 2022, 18:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Tigrat e kanë të vështirë të tretin
Agron Llakaj dhe tabela e vendosur në Kopshtin Zoologjik

Aktori i humorit Agron Llakaj është revoltuar me tabelën e vendosur në zonën ku ndodhet tigri në Kopshtin e ri Zoologjik të Tiranës.

Në tabelën paralajmëruese në kafazin e tigrit shkruhet: "Ju lutemi qëndroni të sigurt! Tigrat i duan fëmijët por ata janë të vështirë për t'u tretur. Kështu që ju lutemi qëndroni prapa".

Teksa ka postuar foton e kësaj tabele në rrjetet sociale, Agron Llakaj shprehet se shprehja në atë tabelë është e shëmtuar dhe duhet të hiqet menjëherë.

"Mirëmëngjesi! Kjo tabelë është vendosur në Kopshtin Zoologjik të Tiranës…një shprehje e shëmtuar, nga kudo ku është marrë, duhet të hiqet urgjent. Më shumë se e shëmtuar." -shkruan aktori.

Kopshti Zoologjik i Tiranës u inagurua pak ditë më parë ku prezent ishin kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj dhe kryeminsitri Edi Rama. Rama e cilësoi si një nga projektet më të rëndësishme dhe një nga hapësirat më argëtuese në kryeqytet.

"Tigrat e kanë të vështirë të tretin


Video