Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në kuadër të operacionit të koduar "Aosta" është vënë në pranga shtetasi Lulzim Halili, 42 vjeç, banues në Tiranë, anëtar i një grupi kriminal të trafikut të drogës.
Burime zyrtare bëjnë me dije se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Aostës, Itali, e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike".
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.