
Dy gra janë larguar nga banesat e tyre në Gramsh dhe në Belsh. Një 33-vjeçar i identifikuar me incialet F. Z., banues në fshatin Bulçar, Gamsh ka bërë kallzimin në polici pasi bashkëshortja e tij 25-vjeçarja e identifikuar me inicialet J. Z, nuk është kthyer në banesë.
Ndërkohë në Komisariatin e Policisë Cërrik është paraqitur për të bërë kallëzim një 42-vjeçar i identifikuar me inicialet F. T. Pasi gruaja e tij është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Sipas 42-vjeçarit bashkëshortja e tij 27-vjeçare e identifikuar me incialet A. T., ka braktisur fëmijën e tyre të mitur, dhe nuk është kthyer më. Policia po punon me gjetjen e grave.
Njoftimi i policisë:
J. Z 25 vjeçe është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, ndërkohë që ikjen e ka denoncuar bashkëshorti dhe po punohet për gjetjen e saj.
Ndërkohë që policia e Cërrikut ka bërë me dije se A. T., 27 vjeçe ka braktisur fëmijën e saj të mitur dhe kallëzimi është bërë nga i shoqi.