150-200 gram përllogaritet sasia e tritolit që iu vendos lokalit të Noizy-t në Durrës.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e plepave në Durrës. Butiku figuron në emër të babait të tij, Bashkim Rajku.
Burime bëjnë me dije se autori i vendosjes së lëndës plasëse ka qenë një mashkull, ndërkohë që nuk është bërë ende identifikimi i tij pavarësisht kqyrjes së kamerave të sigurisë.
Në dëshminë e tij në polici, vetë Noizy është shprehur se nuk ka pasur konflikte me persona të tjerë, pëveç se me Kleviol Ahmetajn, i arrestuar nga policia pas konfliktit dy ditë më parë me reperin.
Ndërkohë pritet që të merret në pyetje edhe Kleviol Ahmetaj.
Ky i fundit do pyetet nga grupi hetimor, pasi është personi i vetëm ndaj të cili Rigels Rajku, ka ngritur gishtin, duke u shprehur në dëshminë paraprake se nuk ka probleme apo konflikte të tjera përveç tij.