VIDEO/ Darka e “Open Balkan” në Ohër, Alex Soros në tavolinë me Ramën, Abazoviç dhe Vuçiç

7 June 2022, 21:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Darka e “Open Balkan” në Ohër, Alex Soros në
Darka mes liderëve të Ballkanit Perëndimor, mes tyre dhe Soros

Disa prej liderëve të Ballkanit Perëndimor, Edi Rama, Dritan Abazoviç, Aleksandër Vuçiç dhe Dimitar Kovaçevski janë mbledhur këtë të martë në qytetin e Ohrit në kuadër të samitit të "Ballkanit të Hapur". Ata pritet që të miratojnë disa marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunim në fushën e taksave, turizmit, kulturës dhe arsimit.

Por, në tavolinën qendrore ku janë ulur në darkë, mes liderëve të Ballkanit Perëndimor është i ulur dhe Alex Soros, djali i manjatit George Soros.

Kjo nuk është hera e parë që ai shfaqet në takimet në kuadër të "Ballkanit të Hapur", pasi është fotografuar dhe në takimet e tjera dhe duke se monitoron me kujdes procesin, të cilin e mbështet dhe babai i tij George Soros.

Vlen të theksohet fakti se nisma e "Ballkanit të Hapur" ka patur shumë debate që prej fillimit dhe ende asaj nuk i janë bashkuar të gjitha shtet, ku një prej tyre që mungon është edhe Kosova.


Video