Ditën e djeshme, Policia e Tiranës vuri nën hetim 20-vjeçarin Mustafa Idrizi, pasi në një video që u bë virale në rrjet ai shfaqej duke keqtrajtuar një qen ku e kishte lidhur me tel në qafë dhe e rrotullonte në ajër.
Në një intervistë të dhënë për emisionin "Piranjat", i riu shfaqet i penduar për aktin e bërë, teksa ai tregon se është shtyrë nga rrjeti social Tik Tok për të realizuar atë akt dhe të publikonte videon. Ai premton se nuk do e përsërisë më një gjë të tillë.
Pjesë nga intervista:
Aida: Ne Mustafa pamë një video ku shihej se si po keqtrajtoje një qen, a mund të na thuash pse e bëre atë gjë?
Mustafai: E bëra prej TikTok-ut.
Aida: Po për atë kafshën a nuk të erdhi keq?
Mustafai: Keq më erdhi, po çfarë me i bë.
Aida: Si të lindi kjo ide?
Mustafai: Po ishte atë ditë dhe unë e gjeta qenin dhe e bëra atë gjë, bile ai ishte qen rruge, ishte i lidhur me litar dhe unë e mora dhe e rretullova, qeni as nuk u dëmtua, as nuk e gjeti asnjë gjë.
Aida: Qeni është mirë ëëë?
Mustafai: Po qeni është mirë?
Aida: Po pastaj i pe komentet tek instagrami?
Mustafai: Jo nuk kam parë fare me thënë të drejtën, as në telefon nuk kam hyrë.
Aida: Po pastaj u pendove?
Mustafai: Po pastaj u pendova?
Aida: Sa vjeç je ti Mustafa?
Mustafai: Unë jam 19
Aida: Njerëzit të kanë komentuar shumë negativisht për atë që ti ke bërë. A do kërkoje një falje publike për këtë gjë, dhe a do premtosh që nuk do e bësh më?
Mustafai: Kërkoj ndjesë nuk e bëj më, kërkoj falje. E bëra një gabim por nuk e përsëris më. Sa e kam hedh, e kam fshirë direkt, se di sa e kam mbajt. Më mbrapa më është bllokuar tik-toku fare.
Aida: Ti e bëre që të merrje shumë views?
Mustafai: Edhe për atë e bëra.
Aida: Ndërkohë ti e kuptove që disa gjëra nuk bëhen as për tik-tok as për asgjë?
Mustafai: Normal ajo dihet, nuk e përsëris.