FOTO/ Droni amerikan që u përdor për herë të parë për monitorimin e vatrave të zjarrit në Sazan

7 June 2022, 20:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Droni amerikan që u përdor për herë të parë
Droni "PUMA RQ-20B"

Ushtria shqiptare ka përdorur për herë të parë për monitorimin e vatrave të zjarrit në ishullin e Sazanit një dron. Lajmin e ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për sistemin e fluturimit pa pilot (UAS) të tipit "PUMA RQ-20B" që sipas Peleshit është mundësuar për ushtrinë shqiptare falë partneritetit me ShBA-në. Gjithashtu, Peleshi falenderon dhe gjeneralin Arben Kingji.

“Sot kemi përdorur për herë të parë Sistemet e fluturimit pa pilot (UAS) të tipit "PUMA RQ-20B", për monitorimin e vatrave të zjarrit në Sazan (përveç përdorimit ushtarak), mundësuar për Forcën tonë Tokësore, nga partneriteti strategjik me SHBA.
Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të SHBA.
Falenderim për efektivin e mirëtrainuar të FT dhe komandantin Gjeneral Arben Kingji.”, shkruan Peleshi.



Video